Sport

Champions League/ Sfida e “San Siros” që vlen për një vend në Europë. Ja përbërjet…

Dy skuadrat do të tentojnë tre pikë në Champions League dhe janë ‘të përgjysmuara’ për shkak të lojtarëve të dëmtuar

4 Tetor 2022, 09:59 Nga DOSJA

Champions League/ Sfida e “San Siros” që vlen për një

ITALI - Barcelona do të tregojë epërsinë në La Liga me ndeshjen  kundër Interit në  Milano, që korrespondon me ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Champions League. Katalanasit mbërrijnë në përballjen kontinentale të përforcuar nga puna e tyre e mirë në kompeticionin kombëtar, nuk ishin të parët në tabelë që prej ditës së 29-të të sezonit 19-20, por në Europë nuk kanë treguar ende nivelin e pritur. Ata të Inzaghit, me një start mjaft të parregullt, duken rivali i duhur për të goditur tabelën. Por ‘azulgranët’, pas fiaskos në Mynih, nuk u besojnë kundërshtarëve të turneut kërkues.

Barcelona dhe Interi kanë nga tre pikë. Kryesues i Grupit C është Bayern, me gjashtë dhe e fundit, Viktoria Plzen. Prandaj, skuadra katalane dhe ajo italiane nuk mund të qetësohen. Grupi i Xavit po tregon një nivel të shkëlqyer në La Liga, duke lidhur gjashtë fitore, por në Champions League është më e parregullt: pasi mposhtën skuadrën çeke, ata humbën ndaj skuadrës gjermane, e cila në Bundesligë po tregohej shumë e dobët. Katalanasit ranë në ‘Allianz Arena’, me rezultatin 2-0. Është e vetmja humbje që kanë pësuar në këtë fillim.

Edhe Interi mbërrin i plagosur në udhëkryqin me katalanasit. Ai ka një rekord, në 10 ndeshjet e luajtura, me pesë humbje dhe pesë fitore dhe renditet i nënti në Serie A: ka humbur tre nga katër ndeshjet e fundit. Përveç kësaj, Inzaghi nuk mund të llogarisë as Lukakun apo Brozovic, të cilët janë jashtë për shkak të lëndimit dhe ai ka dyshime edhe për Lautaron, i cili e përfundoi ndeshjen e fundjavës kundër Romës me shqetësime muskulare. Humbja e belgut është një pengesë e rëndë për trajnerin italian.

Xavi gjithashtu do të duhet të rikompozojë skuadrën e tij si pasojë e mungesave për shkak të dëmtimeve të ndryshme. Koundé, Araujo, Bellerín, Frenkie de Jong dhe Memphis janë ende jashtë skuadrës dhe askush nuk udhëtoi për në Itali. Dyshimi i madh qëndron në krahun e djathtë: Sergi Roberto dhe Balde, të cilët luajtën që në fillim, në atë pozicion në Mallorca, janë ata që kanë më shumë mundësi për të lëvizur në atë krahun e mbrojtjes. Marcos Alonso po shfaqet si titullar në të majtë.

Pjesa tjetër do të jetë gala teorike. Pedri, Busquets dhe Gavi do të formojnë mesfushën dhe Raphinha, Lewandowski dhe Dembélé do të përbëjnë treshen sulmuese. Lojtari i kombëtares polake, i cili ka shënuar 13 gola në nëntë ndeshje, nuk është përballur kurrë me Interin. Ish-lojtari i Bayernit, në një moment të jashtëzakonshëm të formës, është një nga armët kryesore të Xavit për të arritur fitoren e dytë në fazën e grupeve të Champions League dhe për të pasur një kalim më të përcaktuar në 1/16. 

Katalanët e filluan turneun duke mposhtur Viktoria Plzen, por humbën kundër Bayern dhe vitin e kaluar ata u larguan nga gara dhe luajtën në Europa League… Ata janë paralajmëruar. Ja dhe përbërjet e mundshme të të skuadrave:

Champions League/ Sfida e “San Siros” që vlen për një

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll