Sport

Lewandowski: "Prisja që të ishte më e lehtë"

“Tifozët këtu pëlqejnë më shumë detajet teknike sesa në Gjermani. Gjithmonë kam dashur të luaj në këtë ligë dhe të jetoja në Spanjë, ishte ëndrra ime dhe jo vetëm për shkak të sportit.”

4 Tetor 2022, 07:15 Nga DOSJA

Lewandowski: "Prisja që të ishte më e lehtë"

SPANJE - Robert Lewandowski pranoi se nuk e priste që trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández të ishte kaq i ashpër dhe kërkues. Golashënuesi polak pranoi se ishte i befasuar që në fazën përgatitore.

“Para-sezoni i Xavi-t ishte shumë intensiv. Prisja që të ishte më e lehtë. Ishte e ngjashme, apo edhe më e ashpër se te Bayern”, pranoi golashënuesi polak, për kanalin ‘Sportowy’.

Lewandowski zbuloi dallimet që po gjen në ligën spanjolle në krahasim me Bundesligën: “Tifozët këtu pëlqejnë më shumë detajet teknike sesa në Gjermani. Atyre u pëlqejnë ato më shumë dhe emocionohen. Gjithmonë kam dashur të luaj në këtë ligë dhe të jetoja në Spanjë, ishte ëndrra ime dhe jo vetëm për shkak të sportit. Ndihem i rinovuar.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll