Sport

Cristiano Ronaldo tani e ka rrugën të hapur… trajneri Ten Hag nuk e pengon më

Në derbin e Mançesterit, CR7 nuk doli as nga pankina, me trajnerin holandez që u shpreh pas ndeshjes se e bëri atë "në respekt për karriera e madhe” të portugezit.

4 Tetor 2022, 07:05 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo tani e ka rrugën të hapur… trajneri Ten Hag

ANGLI - Cristiano Ronaldo do ta ketë të hapur derën për t'u larguar nga Manchester United në janar. Garancia është dhënë këtë të hënë nga ‘The Telegraph’, ku gazeta britanike raporton se, kësaj radhe, Erik ten Hag nuk do ta kundërshtojë largimin e portugezit, diçka që ndodhi gjatë merkatos së verës.

Me Manchester United në Europa League, golashënuesi tentoi të largohej në një klub që luante në Champions League, por realiteti solli vetëm një propozim konkret për Ronaldon, rasti i Al Hilal nga Arabia Saudite, ofertë që u refuzua nga CR7.

Aktualisht Ronaldo ka qenë pothuajse gjithmonë zëvendësues këtë sezon dhe në derbin e Mançesterit, i humbur ndaj Cityt me një rezultat poshtërues 3-6, ai nuk doli as nga pankina, me trajnerin holandez që u shpreh se e bëri atë "në respekt për karriera e madhe” të portugezit..

Kështu, me Ronaldon që hyn në muajt e fundit të kontratës së tij, “Djajtë e kuq” nuk do t'i vënë pengesë fanelës me numrin 7, “nëse vjen një ofertë e arsyeshme”, lexohet në ‘The Telegraph’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll