Aktualitet

Mashtroi me 12 mijë euro, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

4 Tetor 2022, 11:21 Nga k.m.
Mashtroi me 12 mijë euro, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë
Pamje nga aksioni

TIRANË- Një 50-vjeçar arrestohet nga Policia së Tiranës, pasi me anë të mashtrimit ka përfituar mijëra euro. Blutë njoftojnë se ka rënë në pranga 50-vjeçari Krenar Begaj. Ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”. 50-vjeçari ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 12 mijë euro. Këto para ai i mori nga një i njohuri i tij me pretendimin se do t’i blinte një automjet.

NJOFTIMI I PLOTË:


DVP Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mikro”, nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në DVP Tiranë.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për mashtrim.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mikro”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën ”Hoxha Tasim”, është kapur dhe ndaluar shtetasi Krenar Begaj, 50 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. 50-vjeçari ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 12 mijë euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

krenar begaj tirane policia e shtetit

Sondazh

Poll