Aktualitet

E RËNDË- Theret me motor-sharrë shqiptari në Greqi, ishte duke prerë dru, i ra nga dora sharra elektrike

Burri rreth 35 vjeç, me gjasë me origjinë shqiptare, është gjetur i vdekur me prerje në fyt, ndoshta nga një sharrë elektrike.

4 Tetor 2022, 11:15 Nga k.m.
E RËNDË- Theret me motor-sharrë shqiptari në Greqi, ishte
Foto ilustruese

GREQI- Një person, me origjinë shqiptare, është gjetur i masakruar në një fushë në Chania të Greqisë. Sipas mediave greke, burri rreth 35 vjeç, është gjetur i vdekur me prerje në fyt, me siguri nga një sharrë elektrike me motor.

Deri më tani raportohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një aksident në punë. Kjo pasi shqiptari 35-vjeçar së bashku me partneren dhe vëllain ishin në një arë duke prerë dru, ku shqiptarit i ka shpëtuar nga duart sharra elektrike duke i prerë fytin.

Dëshmitarët duke folur për mediat janë shprehur se kanë dëgjuar ulërimat e viktimës dhe më pas kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Edhe pse ambulanca ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka qenë e pamundur që të mbahej në jetë. Megjithatë ky është vetëm versioni i parë lidhur me ngjarjen e sotme. 

greqi theret shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll