Aktualitet

'Banda' u shkatërrua nga Policia, kishin bërë plan vrasjen e "Rrumit" të Shijakut (DETAJE)

Dyshohet se grupi kriminal që u shkatërrua sot nga Policia, kishte në shënjestër edhe vrasjen e Aleksandër Lahos (Landi Muharremi), i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut,pas 18 ditësh ka lënë spitalin e Durrësit.

4 Tetor 2022, 11:52 Nga k.m.
'Banda' u shkatërrua nga Policia, kishin bërë plan
Rrumi i Shijakut

DURRËS- Detaje të reja janë mësuar nga megaaksioni i Policisë së Shtetit në Durrës, ku 15 persona përfunduan në pranga pasi akuzohen për vrasje. Dyshohet se grupi kriminal që u shkatërrua sot nga Policia, kishte në shënjestër edhe vrasjen e Aleksandër Lahos (Landi Muharremi), i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut, pas 18 ditësh ka lënë spitalin e Durrësit. Laho mbeti i plagosur në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, më 1 nëntor, 2 vite më parë.

Dje, shoferi i tij, Agron Bejdolli është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit pasi akuzohet se ka marrë pjesë në pengmarrjen e raportuar nga Dosja.al të Indrit Beqirajt. Bejdolli kishte një lidhje të ngushtë me Aleksander Lahon, madje drejtonte makinën e Rrumit ditën e atentatit ndaj makinës se Arjan Ndoj. Po ashtu, Bejdolli është personi që shoqëroi Rrumin dhe Ndoj në spital pas atentatit të ndodhur. Por deri më tani nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën pasi Policia e Durrësit nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar. 

rrumi i shijakut aleksander laho

Sondazh

Poll