Aktualitet

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata rrëzon kërkesën e ish shefit të krimeve të Elbasanit

Leonard Palushi kërkoi për herë të dytë zëvendësimin e masës në “arrest shtëpie”, dhe po aq herë iu rrëzua nga GJKKO.

4 Tetor 2022, 11:34 Nga A.B
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata rrëzon
Leonard Palushi

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-shefit të Krimeve të Policisë Elbasan, Leonard Palushi për ndryshim mase. Ai ndodhet prapa hekurave në masën arrest me burg. Palushi kërkoi për herë të dytë zëvendësimin e masës në “arrest shtëpie”, dhe po aq herë iu rrëzua nga GJKKO, ndërsa i pandehuri parashtroi si argument arsyet familjare si dhe faktin se për 4 muaj Prokuroria sipas mbrojtjes kishte kohë të mjaftueshme mblidhte prova që ta dërgonte çështjen për gjykim.

Nga ana e SPAK-ut u kërkua të rrëzohej kërkesa me argumentin se kanë akoma veprime për të kryer.

Palushi akuzohet nga SPAK për orientim të gabuar të hetimit duke shpërdoruar detyrën për vrasjen e Emiljano Ramazanit. Ai u arrestua në kuadër operacionit “Golden Bullet”.

leonard palushi

Sondazh

Poll