Politike

DEBATET/ Berisha: Flet me Gentian Sharrën! Balla: S'ke qenë kurrë burrë! SPAK të hetojë CEZ

Kjo ka mjaftuar që Balla të kërkonte që kryedemokrati të hetohet nga SPAK në lidhje me çështjen CEZ-DIAZ. Balla tha se Berisha ishte përfituesi kryesor i kësaj afere që i kushtoi buxhetit të shtetit rreth 400 milion euro.

3 Tetor 2022, 22:17 Nga e.k
DEBATET/ Berisha: Flet me Gentian Sharrën! Balla: S'ke qenë
Sali Berisha dhe Taulant Balla

TIRANË- Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme plenare. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u "përplas" me kreun e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla për çështje CEZ-DIA dhe dyshimet për financimin rus në Partinë Demokratike. 

Duke folur nga foltorja e KLuvendit Berisha akuzoi qeverinë e cila sipas tij duke përdorur një platformë mafioze ka blerë 34 milion euro energji në vetëm, 5 orë. Ai tha se qytetarët po vidhen ndërkohë që qeveritarët pasurohen.

Kjo ka mjaftuar që Balla të kërkonte që kryedemokrati të hetohet nga SPAK në lidhje me çështjen CEZ-DIAZ. Balla tha se Berisha ishte përfituesi kryesor i kësaj afere që i kushtoi buxhetit të shtetit rreth 400 milion euro. Nga ana tjetër kreu i selisë Blu e akuzoi Ballën si të lidhur me bandat e krimit duke e akuzuar se ka kontakte me Gentian Sharrën ( nje person me të shkuar kriminale, i akuzuar për një sërë veprash të rënda kriminale).

Sali BerishaËshtë bërë bajate dhe vulgare se nga kjo sallë, deputetët e pseudomazhorancës kanë vetëm dy tema kryesore, sëpari sulmin e opozitës, së dyti lavdërimet e qeverisë. Lavdërimet e një grupi njerëzish që nuk guxojnë të takojnë një qytetarë të vetëm. Lavdërimet e një grupi njerëzish që në çdo pozicion, në çdo ditë e çdo kohë vetëm vjedhin. Lavdërimin e një grupi njerëzish që janë bërë urrejtje kryesore e qytetarëve shqiptarë. Lavdërimin e një grupi njerëzish me në krye Edi Ramën që fluturon me një aeroplan me 150-300 mijë euro. Në dallim nga të gjithë qeveritë e tjera në Europë, ndërtojnë 1 km rrugë në fushë 24 mln euro. 8 Herë më lartë se çmimin sepse ndajnë paratë me njëri-tjetrin. E kanë shndërruar administratën shtetërore, në një vend hajdutësh. Një grup njerëzish që vendosin format më të egra të vjedhjes dhe rrjepjes së qytetarëve shqiptarë. Në këtë mënyrë jeni ju këtu për të përfaqësuar qytetarët? Këta që kam unë mbrapa s'kanë lidhje me qytetarët, janë në tjetër planet. Nuk shoh të bënte takim me qytetarët, sikur problemi i qytetarëve nuk janë vjedhjet e qytetarëve por Opozita që i denoncon ato. Ju po e damkosni parlamentin. Flisni për krizë energjitike. Të dashur qytetarë shqiptarë, Shqipëria nuk ka asnjë kusht për vjedhje të energjisë elektrike. Nuk ka lidhje energjia elektrike që prodhohet në Shqipëri me luftën në Ukrainë. Kriza në vendin tonë lidhet fund e krye me mashtrimin me vjedhjen e energjisë elektrike. Si asnjëherë më parë, Shqipëria po proshon 9 terravat energji. Ky deklaron që kemi mungesa. Ja ku e keni tenderin e fundit. Një javë më parë, bënë tender të energjisë në KESH dhe shpallën në datën 29 shtator në orën 10 tenderin që duhej të mbyllej në 12. Hajdutë si ju s'ka parë bota, hapet tenderi në orën 10, mbyllet në 12. Me se hapet dhe si hapet, me një platformë mafioze që nuk e ka miratuar askush, Me një platformë që e kanë servirur firmat me të cilat ju ndani paratë. Nuk them për ju sepse ju zbrisni atje poshtë, por këta, këta që mbushin thasët. A mund të ecet në këtë mënyrë, më thoni ju mua. Ky është një rast, por sigurisht që ka krizë sepse brenda dy orëve blini 34 mln euro energji. Nuk prisni as pesë orë dhe as dy ditë, me një platformë që ua kanë vënë firmat që fitojnë tenderat. Në krye të kësaj piramide hajnie qëndron Edi Rama. Ai është arkitekti i të gjitha këtyre vjedhjeve. 

Taulant BallaZonja kryetare për procedurë. Bzuar në rregulloren, Kuvendi ka votur këtu me 74 vota për të kallëzuar penalisht Sali Berishën dhe bandën e tij në qeveri për një dëm prej 400 milion eurosh.Një ditë me diell dy javë para zgjedhjeve të viti 2009, një person, i cili ishte sekseri dhe njoftonte palën çeke që kam folur me kryeministrin, ky person është paraqitur në derën e një banke të nivelit të dytë dhe ka tërhequr brenda ditës 6.8 milionë euro. Sekseri ka tërhequr 6.8 mln euro. Kuvendi duhet të ndjekë vendimet që merr vetë. 410 milionë euro i ka kushtuar ai Shqipërisë, atë 6.8 milionë euroshin, një gjë është e sigurt, do gjendet dhe do tu kthehet taksapaguesve shqiptarë. Edhe…të trashëgoheni. 

Sali BerishaTë nderuar deputetë, ky këtu ngrihet dhe sulmon opzitën. Flet për Partinë Demokratike dhe financimet. Partia Demokratike nuk ka marrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë dikush është Lulzim Basha. Edi Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe që i deklaroi Bashës që i ke futur duart në xhepat rusë, bëri gjithçka që t'ja mbyllë dosjen. Kush të odjë të marrë dosjen dhe të shohë se sa qesharakë është mbyllja e asaj dosjeje. PD ka ngritur një komision, Basha të tregojë kush ia dha paratë. Ju them një gjë, ekziston një dosje Mitrokhin, të shohë pak Edi Rama se cilin do të gjejë në dosjen Mitrokhin. Do vazhdojë dosja ruse dhe këtu do jemi.

Taulant BallaTani që të doli Luli nga gafa ti i thua këto. Po qe burrë shko denoncoje Lulin në Prokurori, po ti s'ke qenë kurrë burrë.

seance plenare 3 tetor 2022

Sondazh

Poll