Politike

Takimi me ambasadorët/ Rama: S'kam bojkotuar asgjë, ishin të gjithë përfaqësuesit e nevojshëm

Ai shtoi se ky takim nuk ishte për median e popullin, por një takim pune dhe të gjithë ata që duhet të ishin prezentë, kishin shkuar.

3 Tetor 2022, 22:39 Nga F.M
Takimi me ambasadorët/ Rama: S'kam bojkotuar asgjë, ishin të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë arsye për mungesën e tij në takimin që thirri ambasadorët e akredituar në Tiranë për amnistinë fiskale. I ftuar në ‘EuroNews’, Rama tha se në takim ishin të gjithë përfaqësuesit e duhur të qeverisë së bashku me ekspertët. Ai shtoi se ky takim nuk ishte për median e popullin, por një takim pune dhe të gjithë ata që duhet të ishin prezentë, kishin shkuar.

“Në takim ishin të gjithë përfaqësuesit e nevojshëm të shoqërisë dhe partisë në pushtet. Ishte grupi parlamentar, Ministria e Financave dhe ekspertët. Nuk kam bërë ndonjë ftesë publike për mediat dhe popullin që të jenë pjesë e takimit. Ky ka qenë takim pune dhe këto janë përralla për të mbushur parcelën e kopshtit të ushqimit mediatik të përditshëm. Ai ishte një takim pune, as e kam bojkotuar,”- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll