Politike

Sot një deputet i PS, Ahmetaj pas 'zhveshjes' nga postet: Unë dhe PS jemi një, zero frikë nga SPAK

Ish numri dy i qeverisë e përjashtoi mundësinë se mosmbajtja e asnjë detyre kryesore lidhet me akuzat e opozitës që e lidhin emrin e tij me inceneratorët.

3 Tetor 2022, 20:03 Nga F.M
Sot një deputet i PS, Ahmetaj pas 'zhveshjes' nga postet:
Arben Ahmetaj

TIRANË- Arben Ahmetaj, socialisti që sot ka ,mbetur një deputet i thjeshtë pas shumë posteve të mbajtura ka folur për herë të parë pas vendimeve të marra në Kryesinë e Partisë Socialiste. Në një intervistë për Vizion Plus, Ahmetaj thotë se vendimin e kryesisë së Partisë Socialiste për t’i hequr së fundmi edhe drejtimin politik të qarkut të Vlorës, Arben Ahmetaj thotë se e priti me kënaqësi. Largimi nga detyra drejtuese brenda partisë, pasi në korrik u shkarkua nga zëvendëskryeministër dhe ministër shteti për rindërtimin, Arben Ahmetaj thotë se është proces i zakonshëm riorganizimi. 

I pyetur nëse zhveshja e tij nga çdo funksion qeveritar dhe partiak nënkupton një distancim të mazhorancës qeverisëse, Arben Ahmetaj tha se ai dhe Partia Socialiste janë një. Ish numri dy i qeverisë e përjashtoi mundësinë se mosmbajtja e asnjë detyre kryesore lidhet me akuzat e opozitës që e lidhin emrin e tij me inceneratorët.

"Me shumë kënaqësi. Riorganizimi është normal, ndodh shpesh, ka ndodhur, do të ndodhi, nuk ka ndonjë gjë të re. Unë dhe Partia Socialiste dhe të gjithë kolegët jemi një. Këto janë vetmë telenovela, por si duket nuk ka lajme, ka nga këto lajme kështu, që nuk e ngrefin dhe ndoshta ju kërkoni këto lajmet e vogla që ndoshta e ngrefin, çfarë lidhje kam unë me inceneratorët? Ato janë vepra në ndërtim, çfarë kë ketë lidhje, më thuaj si e lidh ti? Emrin, kanë përmendur edhe tëndin, edhe të të gjithëve. Unë nuk dua t’ia di se kush e përmend emrin tim, nuk është se më emocionon ndonjë gjë. Është çështje që është në diskutim në institucionet përkatëse. Ju doni të bashkoni pika që nuk ekzistojnë,"- tha Ahmetaj. 

arben ahmetaj

Sondazh

Poll