Aktualitet

Kriza-krizë, por duhet...relaks! Mbrojtja hap tenderin 600 mijë euro për shërbime çlodhjeje

Ministria e Mbrojtjes ka hapur një tender me vlerë 600 mijë euro. Dhe jo nuk do të blihen as drone, as armë, as helikopterë, por paratë do të përdoren për shërbime çlodhjeje!

3 Tetor 2022, 17:56 Nga k.m.
Kriza-krizë, por duhet...relaks! Mbrojtja hap tenderin 600 mijë euro
Foto ilustruese nga një seancë stërvitore me FA e Kosovës

TIRANË- Krizë është kryefjala e çdo dalje publike të zyrtarëve të qeverisë, por duket se vetëm institucionet nuk po e ndjejnë këtë situatë të vështirë. Për shembull së fundmi, Ministria e Mbrojtjes ka hapur një tender me vlerë 600 mijë euro. Dhe jo nuk do të blihen as drone, as armë, as helikopterë, por paratë do të përdoren për shërbime çlodhjeje!

Siç duket edhe në garën e hapur në Agjencinë e Prokurimit Publik, gara e hapur më 26 shtator është hapur për shërbime çlodhjeje, kulturore dhe sportive. Do organizohen tematika të ndryshme nga struktura që janë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të SHPFA-së. Ndërsa fondi limit është vendosur 686 milionë lekë, ose ndryshe rreth 600 mijë euro.

Kriza-krizë, por duhet...relaks! Mbrojtja hap tenderin 600 mijë euro

Kompanitë që do të marrin pjesë në garë, kanë edhe pak kohë pasi fituesi do të shpallet në muajin tetor. Deri atëherë ushtarët dhe anëtarët e tjerë do të bëjnë si do të bëjnë pa u argëtuar, se më pas, mendon Ministria për ta. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka kërkuar "shtrëngim rripi" e çmimi i energjisë pritet që të rritet sa të dojë qeveria, duket se nuk jemi aq në krizë, por mendojnë për mirëqenien dhe argëtimin e çdo punonjësi të shtetit. Përsa kohë që nuk ka luftë, ushtarët le të argëtohen. 

ushtria ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll