Aktualitet

Dolën në listën e hakerave, Policia e Shtetit: Spiropali, Peleshi e Kodheli nuk janë përfshirë në asnjë ngjarje kriminale

PSH thekson se këto nuk janë të dhënat zyrtare të databazës MEMEX të Policisë së Shtetit që përbëhet nga të gjithë personat me precedent penalë, por që verfikimet janë në vijim e sipër.

3 Tetor 2022, 16:40 Nga F.M
Dolën në listën e hakerave, Policia e Shtetit: Spiropali, Peleshi
Elisa Spiropali, Niko Peleshi dhe Mimi Kodheli

TIRANË- Policia e Shtetit pretendon se dy ministrat Elisa Spiropali e Niko Peleshi si dhe ish-ministrja Mimi Kodheli nuk janë të përfshirë në ngjarje kriminale. Në një reagim për Dosja.al, pas publikimit të një database që sipas hakerave iranianë është e MEMEX, Policia e Shtetit thotë se po verifikohet origjina e të dhënave. PSH thekson se këto nuk janë të dhënat zyrtare të databazës MEMEX të Policisë së Shtetit që përbëhet nga të gjithë personat me precedent penalë, por që verfikimet janë në vijim e sipër.

“Databaza nuk është e MEMEX, siç u tha më herët. Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave. Dy ministrat ,Elisa Spiropali, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes, si dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli që përmenden nuk janë të përfshirë në asnjë ngjarje kriminale,”- shprehet Policia e Shtetit në një reagim për Dosja.al.

Sot hakerat "Homeland Justice" publikuan të dhëna që sipas tyre kanë dalë nga kartoteka e Policisë së Shtetit dhe programit MEMEX. Por çfarë është MEMEX? 

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

policia e shtetit elisa spiropali mimi kodheli niko peleshi irani sulmon shqiperine sistemi memex

Sondazh

Poll