Aktualitet

Po eksploronte/ Rrëzohet nga kanionet i riu amerikan në Tepelenë

I riu, i identifikuar vetëm me iniciale W. L., është nxjerrë nga vendi ku ishte rrëzuar dhe po transportohet drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

3 Tetor 2022, 16:03 Nga k.m.
Po eksploronte/ Rrëzohet nga kanionet i riu amerikan në Tepelenë
Foto ilustruese

TEPELENË- Një 20-vjeçar amerikan është rrëzuar këtë të hënë në fshatin Progonat të Tepelenës, kryesisht në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës”. I riu, i identifikuar vetëm me iniciale W. L., është nxjerrë nga vendi ku ishte rrëzuar dhe po transportohet drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Por gjendja e tij nuk duken e mirë, pasi nga rrëzimi ka marrë dëmtime në shumë pjesë të trupit. Ndërkohë që në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Tepelenë/Informacion paraprak

Në fshatin Progonat, Tepelenë, në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës”, është rrëzuar shtetasi amerikan W. L., 20 vjeç. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e spitalit dhe banorë të zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen 20-vjeçarit nga vendi ku ishte rrëzuar.

Shtetasi W. L. po transportohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

tepelene

Sondazh

Poll