3 Tetor 2022, 16:46
Nga k.m.
Foto nga mbeturinat në Fllakë të Durrësit
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë ditën e sotme një denoncim lidhur me mbeturinat në zonën e Fllakës në Durrës. Lideri i PL-së, Ilir Meta ka publikuar disa foto nga zona e mbushur me mbeturina duke akuzuar se Njësina Administrative Rrashbull dhe Bashkia e Durrësit nuk e kanë bërë pastrimin e tyre dhe as nuk vendosin kosha plehrash.
Sipas Partisë së Lirisë, kamionët zbrazin natën mbeturina dhe 120 familje aty pranë janë të detyruar të përballen me erën e plehrave.
“Kjo është pamja skandaloze plehrave në zonën e Fllakës, mes Durrësit dhe Tiranës ku banojnë rreth 120 familje të cilët janë të detyruar të përballen çdo ditë para shtëpive të tyre, me këtë pamje te tmerrshme dhe erën mbytëse! Këtu zbrazen kamionët e plehrave natën dhe Njësia Administrative Rrashbull e Bashkia Durrës nuk bën pastrimin e tyre, nuk vendos kosha të mbeturinave edhe pse banorët paguajnë rregullisht taksat! Kjo situatë alarmante nuk ka vëmendjen e pushtetit vendor, i cili çdo ditë bën tendera miliona lekë me paratë e qytetarëve te Durrësit,”- shkruan Partia e Lirisë.
Ndër të tjera, Meta shkruan se kapja e pushtetit vendor nga Edi Rama ka sjellë mungesë të llogaridhënies nga Bashkitë dhe abuzim me fondet publike.
POSTIMI I PLOTË:
fllake durres
Aktualitet
3 Tetor 2022, 16:40
F.M
Elisa Spiropali, Niko Peleshi dhe Mimi Kodheli
TIRANË- Policia e Shtetit pretendon se dy ministrat Elisa Spiropali e Niko Peleshi si dhe ish-ministrja...
Aktualitet
3 Tetor 2022, 16:05
k.m.
Foto ilustruese
SALERNO- Tre të rinj me origjinë shqiptare, me banim në Pontecagnano Faiano, janë ndaluar nga karabinie...
Aktualitet
3 Tetor 2022, 16:03
k.m.
Foto ilustruese
TEPELENË- Një 20-vjeçar amerikan është rrëzuar këtë të hënë në fshatin Progon...
Aktualitet
3 Tetor 2022, 15:59
k.m.
Gentian dhe Indrit Beqiraj
TIRANË- Një tjetër version ka dalë për pengmarrjen e Indrit Beqirajt në autostradën Tiran&eum...
Aktualitet
3 Tetor 2022, 15:55
k.m.
Denis Borisov
I shumëkërkuari, 28-vjeçari rus Denis Borisov, i cili u arrestua dy ditë më parë në Durrës, ishte s...
Aktualitet
3 Tetor 2022, 15:51
e.k
Foto ilustruese
ZVICËR- Drejtësia e Ticinos, në Zvicër ka mbyllur një hetim një mujor për një trafik kokaine, ...
Aktualitet
3 Tetor 2022, 15:32
k.m.
Pamje nga Policia
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri dhe municion luftarak me vete...
Aktualitet
3 Tetor 2022, 15:00
e.k
Shqipëtari i arrestuar në Greqi
GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamjet kur shqiptari, i cili rrëmbeu dhe përdhunoi ish-gruan e ...
Aktualitet
3 Tetor 2022, 14:51
A.B
Policia
TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të sistemit MEMEX nga hackerat iranianë. Policia mohon se sistemi ësht...
Aktualitet
3 Tetor 2022, 14:14
A.B
Policia
POGRADEC- Një 49-vjeçar është vënë në pranga nga policia. Ky person, dyshohet se ka përndjekur dhe ngacmu...