Aktualitet

Shkak shitja e armëve? Zbulohen detaje nga pengmarrja në autostradën Tiranë-Durrës, "trafiku" pista kryesore

Për ngjarjen që raportoi e para Dosja.al, dyshohet se autorët e pengmarrjes, janë pjesë e shoqërisë së dy vëllezërve Beqiraj, ndërsa shtohet se shkak për ngjarjen është bërë shitja e armëve të zjarrit.

3 Tetor 2022, 15:59 Nga k.m.
Shkak shitja e armëve? Zbulohen detaje nga pengmarrja në
Gentian dhe Indrit Beqiraj

TIRANË- Një tjetër version ka dalë për pengmarrjen e Indrit Beqirajt në autostradën Tiranë-Durrës. Për ngjarjen që raportoi e para Dosja.al, dyshohet se autorët e pengmarrjes, janë pjesë e shoqërisë së dy vëllezërve Beqiraj, ndërsa shtohet se shkak për ngjarjen është bërë shitja e armëve të zjarrit.

Megjithatë kjo nuk është pista e vetme pasi po hetohet edhe për një konflikt të çastit, ose dhe prishje të pazareve të drogës. Deri tani janë shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen, ndërsa Policia pretendon se ka identifikuar 4 autorët. Ndërkohë që edhe dy vëllezërit rezultojnë me precedente penalë, pasi në 2013 janë arrestuar për trafik narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

gentian beqiraj indrit beqiraj merret peng indrit beqiraj

Sondazh

Poll