Aktualitet

Shqiptarët e sulmuan me xhama e thika për ta vrarë burrin nga Gambia, të tre përfundojnë në pranga, i "tradhëtoi" dëshmitari

Policia e rajonit të Pontecagnano kryen arrestimet për atë që ndodhi dje rreth orës 13:30 në via Mar Ionio pas deklaratave të një dëshmitari.

3 Tetor 2022, 16:05 Nga k.m.

 

Shqiptarët e sulmuan me xhama e thika për ta vrarë burrin nga
Foto ilustruese

 

SALERNO- Tre të rinj me origjinë shqiptare, me banim në Pontecagnano Faiano, janë ndaluar nga karabinierët italiane pasi akuzohen se tentuan që të vrisnin një person.

Policia e rajonit të Pontecagnano kryen arrestimet për atë që ndodhi dje rreth orës 13:30 në via Mar Ionio pas deklaratave të një dëshmitari. Burri i tha efektivëve se pak më parë kishte vënë re tre shqiptarët, duke ndjekur një burrë me origjinë nga Gambia dhe duke e goditur me thikë dhe xhama, e më pas ikën. Por shqiptarët, të paidentifikuar nga mediat italiane, u lokalizuan menjëherë në Pontecagnano Faiano.

Viktima u shoqërua me kodin e kuq, në rrezik për jetën, në spitalin "San Giovanni di Dio e Ruggi d'Aragona" në Salerno, ku vuante nga mavijosje dhe prerje në qafë, shpinë dhe krah, aty ku ende po vuan dënimin e tij. 

Të tre të arrestuarit u dërguan në burgun e Fuorni-t dhe po presin përfundimin e hetimeve për të dalë para gjykatës ku edhe do të njihen me dënimin e tyre.

itali arrestohen 3 shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll