Aktualitet

Databaza e MEMEX doli 'sheshit'! Ministri Çuçi: Nuk është zyrtarja

Çuçi ka ripostuar reagimin e Policisë së Shtetit, e cila thotë se hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me partnerët dhe se po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave.

3 Tetor 2022, 16:53 Nga F.M
Databaza e MEMEX doli 'sheshit'! Ministri Çuçi: Nuk
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjithashtu pretendon se të dhënat e publikuara sot nga hakerat iranianë nuk i përkasin datazës policore të MEMEX. Në një postim në Facebook, Çuçi ka ripostuar reagimin e Policisë së Shtetit, e cila thotë se hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me partnerët dhe se po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave.

Postimi i Bledi Çuçit:

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT
Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX. Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore. Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave dhe apelon që, në zbatim të urdhrit të prokurorit, të datës 19.09.2022, të mos publikohen nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit, të dhëna që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik ndaj sistemeve digjitale të Policisë së Shtetit.

Sot hakerat "Homeland Justice" publikuan të dhëna që sipas tyre kanë dalë nga kartoteka e Policisë së Shtetit dhe programit MEMEX. Por çfarë është MEMEX? 

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

 

bledi cuci policia e shtetit sistemi memex irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll