Politike

Sistemi 'MEMEX'/ Ministrja Spiropali shfaqet mes të dyshuarve të policisë si person me të shkuar kriminale

Në mesin e personave që janë të dyshuar, shfaqet edhe ai i Ministres së Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit.

3 Tetor 2022, 14:37 Nga A.B
Sistemi 'MEMEX'/ Ministrja Spiropali shfaqet mes të dyshuarve
Elisa Spiropali

TIRANË- Hakerat “Homeland Justice” kanë publikuar ditën e sotme listat nga “MEMEX” ku shfaqen persona të dyshuar me veprimtari kriminale në Shqipëri.

Emër, mbiemër, numër ID, foto, data dhe vendi i lindjes shfaqen në dokument për rreth 90 mijë qytetarë të dyshuar. Mirëpo, në mesin e personave që janë të dyshuar, shfaqet edhe ai i Ministres së Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit.

Sistemi 'MEMEX'/ Ministrja Spiropali shfaqet mes të dyshuarve

Nuk dihet ende se për çfarë ngjarje dyshohet të jetë përfshirë Ministrja.

Hackerat publikuan të dhënat e MEMEX, që njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

sistemi memex elisa spiropali

Sondazh

Poll