Aktualitet

VIDEO/ Me pranga në duar dhe kokën mbuluar me xhaketë, momenti kur futet në automjetin e policisë shqiptari që përdhunoi ish-partneren

Në video shihet momenti kur ai futet në automjetin e policisë me pranga në duar mbas kurrizit dhe me xhaketë të zezë në kokë për të mbuluar fytyrën.

3 Tetor 2022, 15:00 Nga e.k
VIDEO/ Me pranga në duar dhe kokën mbuluar me xhaketë, momenti
Shqipëtari i arrestuar në Greqi

GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamjet kur shqiptari, i cili rrëmbeu dhe përdhunoi ish-gruan e tij dërgohet në paraburgim nga Policia e Korinthit në Greqi.

Në video shihet momenti kur ai futet në automjetin e policisë me pranga në duar mbas kurrizit dhe me xhaketë të zezë në kokë për të mbuluar fytyrën.


Ngjarja tronditëse ndodhi mëngjesin e së hënës në Korinthi, ku 33-vjeçari identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur kishte pritur jashtë banesës të renë greke.

Ai e futi me forcë në makinë dhe e dhunoi, si edhe e zhveshi rrugës, ai e dërgoi në shtëpinë e prindërve të tij kur e përdhunoi. Pasi abuzoi seksualisht me të, shqiptari e përzuri nga banesa 28-vjeçaren, e cila shkoi në polici për ta denoncuar. Arratia e tij zgjati vetëm disa orë pasi është vendosur në pranga e policisë greke.

policia greke greqi shqiptari rremben gruan ne greqi

Sondazh

Poll