Aktualitet

Përndoqi dhe ngacmoi seksualisht 37-vjeçaren, arrestohet autori në Pogradec

Ky person, dyshohet se ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një 37-vjeçare.

3 Tetor 2022, 14:14 Nga A.B
Përndoqi dhe ngacmoi seksualisht 37-vjeçaren, arrestohet autori
Policia

POGRADEC- Një 49-vjeçar është vënë në pranga nga policia. Ky person, dyshohet se ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një 37-vjeçare. Autori do të hetohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ngacmimi seksual”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. B., 49 vjeç, banues në fshatin Hoshtec, Pogradec, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ngacmimi seksual”, pasi dyshohet se ka përndjekur vazhdimisht dhe ka ngacmuar seksualisht një 37-vjeçare”

arrestim ne pogradec

Sondazh

Poll