Sport

Partizani duhet të presë ende për një fitore në derbi, Tirana dinjitoze me 10 lojtarë dhe i shkakton humbjen e parë të kuqve

Tirana fiton derbin e kryeqytetit në javën e 6 të kampionatit shqiptar. Bardheblutë drejtuar nga Orges Shehi fiton me shifrat 0-2.

2 Tetor 2022, 20:55 Nga DOSJA

Partizani duhet të presë ende për një fitore në derbi,

TIRANË- Tirana fiton derbin e kryeqytetit në javën e 6 të kampionatit shqiptar. Bardheblutë drejtuar nga Orges Shehi fiton me shifrat 0-2. Një sukses i rëndësishëm, pasi kampionët në fuqi luajtën për 53 minuta me një lojtar më pak. Në minutën e 19' Patrik për Tiranën ia doli të fitonte 11-metërsh. Pranë topi shkoi Xhixha që nuk u tregua i saktë me Rexhepin që ia doli të neutralizonte atë tentativë.

Akoma më keq shkoi për Tiranën ku Bruno Lulaj u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 37', për një ndërhryje ndaj Skukës. Megjithatë kur u duk se çdo gjë do të shkonte në favorin e Partizanit, ndodhi e kundërta. Xhixha në minutën e 45' do të shënonte falë një gabimi të portierit Rexhepi.

Në pjesën e dytë, Partizani e kishte të vështirë të shkonte në portën e Bekaj-t, kjo edhe për shkak se Tirana u mbyll mbrapa dhe në minutën e 68' me anë të një kundërsulmi, Xhixha do të shënonte golin e fundit dhe të fitores. Humbja e parë e Partizanit vjen në derbi, që gjithsesi mbetet në vendin e parë, ndërsa Tirana me këtë sukses shkon në kuotën e 11 pikëve ne vendin e dytë.

E.Ç (Dosja.al)

tirana partizani

Sondazh

Poll