Sport

Duka dhe Ademi pozojnë bashkë në burgun e Hagës, vizitë speciale ish-presidentit Thaçi

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në një postim në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka qenë në burgun e Hagës, Holandë së bashku me kreun e Federatës së Kosovës, Agim Ademi

2 Tetor 2022, 20:25 Nga DOSJA

Duka dhe Ademi pozojnë bashkë në burgun e Hagës, vizitë

HOLANDË- Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në një postim në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka qenë në burgun e Hagës, Holandë së bashku me kreun e Federatës së Kosovës, Agim Ademi për të takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

POSTIMI I ARMAND DUKËS

Sot pasdite isha në burgun e Hagës, Hollandë. Bashkë me Presidentin e Federatës së Kosovës Agim Ademi, e anetarin e kominitetit ekzekutiv te FFK Mirsad Çollaku, u takuam e bashkëbiseduam me dy miq, dy figura me gjurmë të padiskutueshme në historinë e Kosovës dhe Shqiptarisë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Kjo historia e burgut, është sprova e fundit për ta. Dhe në çdo rast do të dalin të fituar për ti dhënë fund njëherë e mirë të gjitha pretendimeve për të përbaltur UÇK-në dhe luftën për pavarësi të popullit të Kosovës.

Me erdhi shume mirë që ishin mirë me shëndet dhe për më tepër për minuta të tëra folëm dhe për futbollin.Sa mirë e sa para kanë ecur Shqipëria eKosova në këtë drejtim. Hashimi gjithmonë ka qenë një ndjekës i rregullt edhe në stadium.

Dhe kjo e Hashimit dhe Kadriut është e ngjashme me lojrat që bëjmë në fushë. Kemi hedhur në fushë lojtarët më të mirë të kombëtareve tona. Ndaj do dalim të fituar.
Hashim & Kadri, gjithë komuniteti i futbollit Shqipëri-Kosovë por edhe në gjithë trevat shqipfolëse është me ju .

E.Ç (Dosja.al)

agim ademi fshf armand duka

Sondazh

Poll