Sport

Thibaut Courtois vuan nga nervi shiatik, do të mungojë në portën e Real Madridit…

Portieri belg nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjen e madrilènëve kundër Osasunas, këtë të dielë në mbrëmje (21:00) për javën e 7-të të La Ligës. Ai është i dyshimtë edhe për ‘El Clasicon’ kundër Barcelonës më 16 tetor (16:15).

2 Tetor 2022, 16:57 Nga DOSJA

Thibaut Courtois vuan nga nervi shiatik, do të mungojë në

SPANJE - Thibaut Courtois do të pushojë. Pasi ka luajtur në dy ndeshjet e Nation League me Belgjikën, portieri është rikthyer te Real Madridi me dhimbje në këmbën e majtë. Pas ekzaminimeve, klubi i madrilen njoftoi të dielën se ai vuante nga nervi shiatik.

Prandaj, belgu do të mungojë në ndeshjen e Real Madridit kundër Osasuna këtë të dielë në mbrëmje për javën e 7-të të La Ligës (21:00). Klubi ‘los blancos’ nuk ka dhënë një kohëzgjatje të mungesës së tij, ai mund të mungojë edhe për ‘El Clasico’ kundër Barcelonës, ndeshje që do të zhvillohet të dielën, më 16 tetor, në orën 16:15.

Thibaut Courtois vuan nga nervi shiatik, do të mungojë në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll