Sport

Atalanta vazhdon magjinë në Serie A, mposht Fiorentinën dhe ndan kreun me Napolin

Atalanta mbetet në krye të kampionatit dhe e bën këtë duke mposhtur 1-0 Fiorentinën, skuadrën që e kaloi pesë muaj më parë në garën për një vend në Europë.

2 Tetor 2022, 20:03 Nga DOSJA

Atalanta vazhdon magjinë në Serie A, mposht Fiorentinën dhe ndan

ITALI-Atalanta mbetet në krye të kampionatit dhe e bën këtë duke mposhtur 1-0 Fiorentinën, skuadrën që e kaloi pesë muaj më parë në garën për një vend në Europë. Një pjesë e parë pa gola, ndërsa në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 59' Lookman do të shënonte golin e vetëm dhe të fitores.

Sulmuesi shfrytëzoi mirë atë top të dhënë nga Muriel. Fiorentina doli me kokën lart, sepse krijoi një mori rastesh për të barazuar takimin, por çdo tentativë nuk shkoi në rrjetë. Me këtë fitore, Atalanta shkon në vendin e dytë në kuotën e 20 pikëve, po aq sa Napoli kryesues.

E.Ç (Dosja.al)

atalanta fiorentina

Sondazh

Poll