Sport

Tragjedia në Indonezi/ Futbolli spanjoll, një minut heshtje në respekt të viktimave...

LaLiga dhe RFEF kanë rënë dakord të bëjnë homazhe për ata që vdiqën në trazirat në një ndeshje futbolli në Indonezi, në çdo ndeshje të javës së 7-të të La Liga Santander dhe të ndeshjes së 8-të

2 Tetor 2022, 18:33 Nga DOSJA

Tragjedia në Indonezi/ Futbolli spanjoll, një minut heshtje në

SPANJE - LaLiga dhe RFEF kanë njoftuar në një deklaratë, se në prag të ndeshjeve të javës së 7 dhe 8 të La Liga Santander dhe LaLiga Smartbank, do të mbahet një minutë heshtje në nderim të atyre që humbën jetën në incidentet e dhunshme që ndodhën mbrëmë në stadiumin Kanjuruhan, në ishullin Java të Indonezisë, ku të paktën 174 njerëz vdiqën, pasi disa tifozë hynë në fushë dhe krijuan një rrëmujë në fund të ndeshjes Arema-Persebaya Surabaya (2-3).

Në deklaratën e lëshuar nga LaLiga dhe RFEF, të dy institucionet donin të shprehin solidaritetin e tyre me familjet e viktimave, duke shfrytëzuar rastin për t'i uruar shërim të shpejtë të plagosurve nga trazirat. Disa skuadra dhe lojtarë të La Liga Santander kanë treguar gjithashtu solidaritetin e tyre me viktimat.

Real Madrid ka mbajtur një minutë heshtje në fillimin e Asamblesë së saj. Në momentet para fillimit të punimeve sot, klubi merengue dhe anëtarët e tij kanë mbajtur një minutë heshtje në shenjë respekti për viktimat. "Më shumë se njëqind njerëz kanë humbur jetën. Ngushëllimet tona për të gjithë të dashurit e tyre," tha presidenti, Florentino Pérez.

Tragjedia në Indonezi/ Futbolli spanjoll, një minut heshtje në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll