Sport

6 pikë, në 8 javë/ Nuk pritet më, Bruno Lage shkarkohet si trajner i Wolverhamptonit...

Humbja 0-2 në tranfertë ndaj West Hamit ka mjaftuar për ta larguar trajnerin portugez

2 Tetor 2022, 17:28 Nga DOSJA

6 pikë, në 8 javë/ Nuk pritet më, Bruno Lage shkarkohet si

ANGLI - Bruno Lage është tashmë histori në stolin e Wolverhampton. Tekniku portugez, sipas ‘CNN Portugal’, është shkarkuar nga detyra e tij si trajner i ‘Ujqërve’, së bashku me pjesën tjetër të stafit të tij stërvitor.

Ka mjaftuar humbja 0-2 e së shtunës në transfertë ndaj West Hamit për t’u marrë një vendim i tillë. Me gjashtë pikë në tetë ditë, Wolves renditen në vendin e 18-të në Premier League dhe janë në zonën e rënies në kampionat, ku dy javët e fundit llogariten si humbje dhe për më tepër pa gola.

Bruno Lage mbërriti në Molineux, duke zëvendësuar Nuno Espírito Santo në verën e vitit 2021 dhe arriti që Wolverhampton ta rendiste në venedin e 10-të sezonin e kaluar. Gjithsesi, nga çasti në çast pritet i klubi anglez, për të bërë të ditur emrin e zëvendësit të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll