Sport

Zhduket Icardi! Mediat e konsiderojnë të dëshpëruar, fluturoi fshehurazi në Argjentinë për të rifituar Wandën

Mauro Icardi nuk dorëzohet, nuk dëshiron dhe nuk mund të pranojë që historia e tij e dashurisë me Wanda Narën ka përfunduar.

2 Tetor 2022, 12:41 Nga DOSJA

Zhduket Icardi! Mediat e konsiderojnë të dëshpëruar,

ARGJENTINË- Mauro Icardi nuk dorëzohet, nuk dëshiron dhe nuk mund të pranojë që historia e tij e dashurisë me Wanda Narën ka përfunduar.Nga fjalët Icardi tani ka kaluar te faktet, duke bërë një gjest që shpjegon edhe një herë se si karriera e tij në muajt e fundit është shkatërruar nga pjesa private. Futbollisti nuk ishte në listë në takimin e ditës së shtunë ndaj Adana Demirspor. Sulmuesi nuk ishte i dëmtuar dhe as i pezulluar. Fjalë për fjalë, Icardi është zhdukur.

Tani rezulton se lojtari fluturoi fshehurazi në Argjentinë, për të provuar një lëvizje të dëshpëruar për të rifituar Wandën, siç ka ndodhur tashmë disa herë në vitin e fundit. Një udhëtim që ishte një blic i vërtetë, duke qenë se sulmuesi ishte ende i pranishëm në stërvitjen e Galatasaray të enjten, përpara se emri i tij të hiqej nga lista e lojtarëve të thirrur për ndeshjen ndaj Adanas.

Disa burime të cituara nga mediat argjentinase bëjnë me dije se të dy do të ishin takuar në orët e fundit në Buenos Aires, me avokaten Ana Rosenfeld. Nuk dihet nëse në takimin e organizuar në Argjentinë është folur për ndarje, siç mund të nënkuptojë prania e avokatit të besuar të ëandës, apo nëse Maurito u përul për të disatën herë para këmbëve të gruas së dashur për ta bindur atë të bashkoheshin sërish.

E.Ç (Dosja.al)

wanda nara mauro icardi

Sondazh

Poll