Sport

“Bota e futbollit është në gjendje shoku!”, reagon FIFA pas tragjedisë në Indonezi...

“Të gjitha mendimet dhe lutjet tona janë për viktimat, ata që janë lënduar, së bashku me popullin e Republikës së Indonezisë, Konfederatën e Futbollit Aziatik, Federatën e Futbollit Indonezian dhe Ligën e Futbollit Indonezian, në këtë kohë të vështirë”,- ka shkruar presidenti i FIFA-s.

2 Tetor 2022, 12:28 Nga DOSJA

“Bota e futbollit është në gjendje shoku!”, reagon

ZVICER - Pas tragjedisë së ndodhur në Indonezi të shtunën, ka reaguar edhe FIFA. Kreu më i lartë i qeverisë së futbollit, Gianni Infantino, në faqen zyrtare të FIFA-s është shprehur se bota e futbollit është në gjendje shoku.

“Bota e futbollit është në gjendje shoku pas incidenteve tragjike që kanë ndodhur në Indonezi në fund të ndeshjes mes Arema FC dhe Persebaya Surabaya në stadiumin Kanjuruhan.

Kjo është një ditë e zezë për të gjithë të përfshirët në futboll dhe një tragjedi përtej të kuptuarit. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave që humbën jetën pas këtij incidenti tragjik.

Së bashku me FIFA-n dhe komuniteti global i futbollit, të gjitha mendimet dhe lutjet tona janë për viktimat, ata që janë lënduar, së bashku me popullin e Republikës së Indonezisë, Konfederatën e Futbollit Aziatik, Shoqatën e Futbollit Indonezian dhe Ligën e Futbollit Indonezian, në këtë kohë të vështirë”,- ka shkruar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Të paktën 174 njerëz vdiqën dhe 180 të tjerë u plagosën në një rrëmujë dhe trazira në një ndeshje futbolli të luajtur të shtunën në Indonezi, në një nga tragjeditë më të rënda në botën e futbollit. Shifrat janë të raportuara zyrtarisht deri më tani, teksa numri mund të rritet edhe më shumë. 

“Bota e futbollit është në gjendje shoku!”, reagon

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll