Sport

Shpërthejnë polemikat pas fitores së Milanit, momenti kur Tonali kreu rivënien 10 metra përpara: "U tregova dinak"

“Tonali çon topin 10.46 metra përpara pikës ku doli... Kam diskutuar me arbitrin dhe jo me Piolin”. Trajneri i Empolit, Paolo Zanetti, shpjegon protestën e tij për golin e Rebic pas ndeshjes kundër Milanit.

2 Tetor 2022, 13:00 Nga DOSJA

Shpërthejnë polemikat pas fitores së Milanit, momenti kur Tonali

ITALI- “Tonali çon topin 10.46 metra përpara pikës ku doli... Kam diskutuar me arbitrin dhe jo me Piolin”. Trajneri i Empolit, Paolo Zanetti, shpjegon protestën e tij për golin e Rebic pas ndeshjes kundër Milanit.

“Gjatë ndeshjes këto detaje bëjnë diferencën, është e drejtë të zemërohesh, sepse kur bën kaq shumë për të ngjitur një mal, duhet të arrish në majë”. Më pas Tonali do të shprehej: "Nuk shikoj pozicionin ku doli topi, mora topin dhe e hodha menjëherë. Goli erdhi nga kjo rivënie paksa e zgjuar, por ishte ajo që duhej të bëja në atë moment. Ishte gjëja e duhur për të bërë”.

Goli i parë i Milanit ndaj Empolit ka krijuar polika. Tonali ecën shumë në momentin kur merr rivënien anësore dhe sipas rregullores, në këto raste duhet të ketë ndërrim duarsh pasi Tonali ka fituar shumë metra përpara.

E.Ç (Dosja.al)

tonali milan empoli

Sondazh

Poll