Sport

6-3! Haaland dhe Foden e kthejnë derbin në lojë fëmijësh, tifozët e Man.United braktisin stadiumin që në pjesën e parë

Manchester City nuk ndalet dhe vazhdon të tregojë se në Premier League duhet ende t’i dalë një kundërshtar, edhe pse Arsenal ka qenë surpriza e këtij kampionati.

2 Tetor 2022, 16:50 Nga DOSJA
6-3! Haaland dhe Foden e kthejnë derbin në lojë

ANGLI-Manchester City nuk ndalet dhe vazhdon të tregojë se në Premier League duhet ende t’i dalë një kundërshtar, edhe pse Arsenal ka qenë surpriza e këtij kampionati. Në derbin ndaj Manchester United, ekipi drejtuar nga Guardiola fiton me shifrat 6-3.

Një humbje turpëruese për Ten Hag. Pas golit të shpejtë të Foden në minutën e 8’, skenën e mori Erling Haaland që shënoi dy gola në minutat 34’ dhe 37’. Golat nuk do të përfundonin në këtë pjesë të parë, pasi Foden do të shënonte sërish vetëm një minutë nga përfundimi i pjesës së parë.

U mendua se në 45 minutat e dyta, City do të ulte ritmin, por nuk ndodhi kështu. Goli i Anthony për Man.United, vëtëm sa ngacmoi sedrën e ‘qytetarëve’, të cilët do të shënonin dhe dy herë të tjera me Haaland në 64’ dhe Foden në 73’. Martial në 85’ dhe 93’ do të shënonte dy herë për Man.United.

Duhet thënë se Cristiano Ronaldo qëndroi 90 minuta në stol, ndërsa me këtë humbje Man.United shkon në vendin e gjashtë në kuotën e 12 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll