Sport

MotoGP: Oliveira triumfon në lagështi, Bagnaia tani vetëm 2 pikë larg Quartararos

Oliveira triumfon në Grand Prix të Tajlandës dhe përfundon garën përpara Miller dhe Bagnaia...

2 Tetor 2022, 12:54 Nga DOSJA

MotoGP: Oliveira triumfon në lagështi, Bagnaia tani vetëm 2

TAJLANDE - Miguel Oliveira fiton Grand Prix të Tajlandës, gara e shtatëmbëdhjetë e sezonit në MotoGP. Piloti portugez fitoi në cirkuitin në Buriram, përballë dy Ducatë-ve të Jack Millerit dhe Francesco Bagnaias, me italianin që fiton pike të konsiderueshme për Kampionatin Botëror. Fabio Quartararo, lideri i deritanishëm i botërorit, përfundoi i 17-ti dhe tani Pecco është -2 pikë pas francezit, kur kanë mbetur edhe tri gara nga sezoni.

Në një garë të kërcënuar nga shiu dhe me pistën plotësisht të lagësht, KTM lartësohet dhe e bën Miguel Oliveiran të triumfojë në Grand Prix të Tajlandës. Për pilotin portugez, i cili nisi i 11-ti në rrjet, ishte një super-rikthim që konfirmon se si motorri i ekipit austriak është plotësisht i sigurtë në lagësht. 

Pavarësisht nga sulmet e Jack Miller, për një pjesë të mirë të garës në krye, ai nuk ishte në gjendje t'i jepte një shans pilotit të KTM, Oliveira të shfrytëzonte të gjithë fuqinë e RC16 të tij, duke e lënë australianin të mblidhte ujin nga pjesa e pasme e gomës së tij. 

Megjithatë Ducati buzëqesh, por mbi të gjitha Bagnaia. Nëse Miller, siç u përmend, fitoi vendin e dytë, për Peccon është vendi i tretë i artë, sa i përket kampionatit botëror. Piloti italian, i cili e nisi nga rreshti i parë, mundi të mbrohej mirë kundër Zarco dhe Marc Marquez gjatë një gare të komplikuar për motorrin të tij, që kalonte në vështirësi xhiro pas xhiro ndërsa pista po thahej gjithnjë e më shumë. Në fund, vendi i tretë në podium i lejon piedmontesit të projektohet në tre të fundit të sezonit me një disavantazh prej vetëm 2 pikësh nga lideri i actual, Fabio Quartararo.

MotoGP: Oliveira triumfon në lagështi, Bagnaia tani vetëm 2

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll