Sport

Inter, dëmtohet edhe Lautaro Martinez! Handanovic nuk bind më në portë

Lajmet e këqija nuk përfundojnë për Interin. Pas problemeve me marrjen e rezultateteve, këtë herë ekipi zikaltër ka marrë një lajm për gjendjen fizike të Lautaro Martinez.

2 Tetor 2022, 13:43 Nga DOSJA

Inter, dëmtohet edhe Lautaro Martinez! Handanovic nuk bind më në

ITALI- Lajmet e këqija nuk përfundojnë për Interin. Pas problemeve me marrjen e rezultateteve, këtë herë ekipi zikaltër ka marrë një lajm për gjendjen fizike të Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas ka ndjerë lodhje muskulore në takimin ndaj Romës.

Situata duket se është nën kontroll dhe vetëm nëse argjentinasi ndjen dhimbje të martën do të kryhen testet për të kuptuar nëse Simone Inzaghi mund ta ketë në dispozicion kundër Barcelonës apo jo. Romelu Lukaku, nga ana tjetër, sigurisht që do të jetë i padisponueshëm: data e kthimit të tij nuk është ende e qartë dhe mund të shkojë përtej Sassuolos. André Onana duket se do të rikthehet titullar për shkak se Handanovic nuk ka bindur.

E.Ç (Dosja.al)

lautaro martinez inter

Sondazh

Poll