Politike

“Ka vrarë në vitin 2009 dhe ka ndërruar emër”, Berisha publikon mesazhin për ish-kryekomunarin

19 Gusht 2019, 20:30 Nga DOSJA
“Ka vrarë në vitin 2009 dhe ka ndërruar emër”,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në rrjetet sociale.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit në Shkodër aknë marrë pjesë vrasës dhe trafikantë.

Ai përmend emrin e Martin Cubit, ish-kryekomunarit që sipas mesazhit të dërguar ish-kryeministrit ka kryer vrasje në vitin 2009 dhe tashmë quhet Sokol.

Denoncim i Berishës

Vrases dhe trafikante ne mbledhjen e Keshillit narkomonist te Shkodres!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha sot ne mbledhjen e keshillit bashkiak ne Shkoder ishte i pranishem ish kryekomunari vrases i partise socialiste. Martin Cubi qe e ka ndryshuar emrin ne Sokol ka vrare nje person ne vitin 2009 dhe ju e keni denoncuar per trafikant droge.Ai ka kandiduat te bijen per keshilltare. Moda e re e rilindasve eshte qe bijt e vrasesve dhe trafikanteve te marrin postet. Gjithashtu si ç’e keni denoncuar ju dhe te tjere Martin Cubi eshte trafikant dhe me Bardhok Planen kontrollon parcelat e Dukagjinit te cilat ruhen,korren nga ata nga ai dhe shperndahen po nga ata.

Ditën e sotme, u konstituua Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Socialistët “u mbyllën” në bilbliotekë zgjodhën si kryetare Brisela Kadian. Opozita protestoi nën thirrjet “Rama ik”. Ndërkohë që pati dhe një përplasje me Tom Doshin, që u qëllua dhe me shishe nga një qytetar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denoncimet e berishes martin cubi sokol cubi denoncimet e berishes martin cubi sokol cubi

Sondazh

Poll