Politike

Tensionet në Shkodër, PD: U arrestua kreu i FRPD, do e çlirojmë bashkinë nga Rilindja

19 Gusht 2019, 12:56 Nga DOSJA
Tensionet në Shkodër, PD: U arrestua kreu i FRPD, do e

SHKODËR- Pas konstituimit të Këshillit Bashkiak në Shkodër, një koment është lëshuar edhe nga dega lokale e Partisë Demokratike. Në një reagim për mediat, PD bën me dije se është arrestuar nga Policia, kryetari i FRPD në këtë qytet, Arvit Bushati. PD thotë se konstituimi është i paligjshëm dhe se PD nuk do të lejojë zaptimin e Shkodrës, pavarësisht se nuk jep detaje se si do e realizojë këtë gjë.

Reagimi i PD Shkodër:

Shkodra,nuk iu përkul komunizmit e kurrsesi nuk do ta pranojë as përkuljen ndaj Edvin Ramës ! Protesta e sotshme ishte shprehja më e qartë e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës,e konstituimi i këshillit ilegjitim bashkiak,asgjë tjetër veç një shfaqje e turpshme që kurrsesi nuk i ngjan një konstituimi të vërtetë,kur vendi i organizimit ndërrohet në sekondën e fundit e mbledhja organizohet me prezencën e forcave të FNSH-së. Një shfaqje qesharake brenda një celule të uzurpuar me forcë nga klika e Ramës.Shfaqje që vazhdon me arrestimet politike njësoj si etërit e tyre,në mes të të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike,Shkodër Arvit Bushati. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë me çdo kusht Shkodrën nga pushtimi i Rilindasve të cilët përveç krimit e drogës nuk ndjellin kurrë asgjë të mirë. Të gjithë bashkë për të mos pranuar që e keqja të mbysë djepin e demokracisë !

Ditën e sotme, u konstituua Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Socialistët “u mbyllën” në bilbliotekë zgjodhën si kryetare Brisela Kadian. Opozita protestoi nën thirrjet “Rama ik”Ndërkohë që pati dhe një përplasje me Tom Doshin, që u qëllua dhe me shishe nga një qytetarë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arvit bushati konstituimi i keshillit bashkiak ne shkoder arvit bushati konstituimi i keshillit bashkiak ne shkoder

Sondazh

Poll