Politike

Tensionet në Shkodër, Basha reagon ashpër: Do u vëmë prangat

19 Gusht 2019, 10:39 Nga DOSJA
Tensionet në Shkodër, Basha reagon ashpër: Do u vëmë

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas tensioneve në Shkodër dhe kur mbledhja e konstituimit të Këshillit Bashkiak kishte përfunduar.

Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se beteja në Shkodër është beteja e çdo shqiptari. Më tej numri një i opozitës tregon dhe qëllimin e protestave, ku shkruan se duan që t’i nxjerrin nga zyrat e luksin politikanët dhe tu vënë prangat.

POSTIMI I PLOTË

Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik.

Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t’i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve.#ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Socialistët “u mbyllën” në bilbliotekë zgjodhën si kryetare Brisela Kadian. Opozita protestuar nën thirrjet “Rama ik” dhe për disa orë u përplasën me Policinë. Ademi s’lëshoi në asnjë moment zyrën e saj dhe u shpreh se do qëndrojë si kryetare deri kur të ketë zgjedhje të reja. Ndërkohë që pati dhe një përplasje me Tom Doshin, ku u qëllua dhe me shishe nga një qytetarë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konstituohet keshilli bashkiak i shkodres lulzim basha pd proteste ne shkoder tensionet ne shkoder konstituohet keshilli bashkiak i shkodres lulzim basha pd proteste ne shkoder tensionet ne shkoder

Sondazh

Poll