Politike

Përplasjet në Shkodër, Balla iu kërkon ndjesë qytetarëve: Dorëheqja e Pjetrit ishte e detyruar

19 Gusht 2019, 10:58 Nga DOSJA
Përplasjet në Shkodër, Balla iu kërkon ndjesë

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar në Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur konstituimin e Këshillit të Bashkisë së Shkodrës.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Balla iu drejtua me një “ndjesë” të gjithë shkodranëve për rastin e dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, teksa theksoi se PS-ja ka qëndruar gjithmonë në anën e ligjit.

REAGIMI I PLOTË

Sot shkodranët kanë “kuvendin” e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit. Duke i uruar Këshillit të ri bashkiak urime në punën e tij shumë të rëndësishme, Partia Socialiste i shpreh ndjesë komunitetit te nderuar të Bashkisë së Shkodrës per situaten e krijuar pas doreheqjes se detyrueshme te Kryetarit te zgjedhur te Bashkise, por si ne cdo rast ne qendruam përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, vetëm në anën e ligjit dhe të interesit publik. Si në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat. Ligji eshte i barabarte per te gjithe dhe ai vetëm duhet zbatuar nga kushdo.

Në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkiksë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes se fituesit si Kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, Z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin. Sa më sipër, institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar.

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Socialistët “u mbyllën” në bilbliotekë zgjodhën si kryetare Brisela Kadian. Opozita protestuar nën thirrjet “Rama ik” dhe për disa orë u përplasën me Policinë. Ademi s’lëshoi në asnjë moment zyrën e saj dhe u shpreh se do qëndrojë si kryetare deri kur të ketë zgjedhje të reja. Ndërkohë që pati dhe një përplasje me Tom Doshin, ku u qëllua dhe me shishe nga një qytetarë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konstituimi i keshillit bashikak ne shkoder protesta e pd ne shkoder taulant balla tensione ne shkoder konstituimi i keshillit bashikak ne shkoder protesta e pd ne shkoder taulant balla tensione ne shkoder

Sondazh

Poll