Politike

Voltana Ademi e vendosur deri në fund: Do qendroj kryetare e bashkisë (VD)

19 Gusht 2019, 11:40 Nga DOSJA
Voltana Ademi e vendosur deri në fund: Do qendroj kryetare e bashkisë

SHKODËR- Kryetarja në detyrë e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas konstituimit të këshillit të ri të bashkisë. Në një deklaratë nga bashkia, jo tha se do të vijojë të ushtrojë postin e kryetares së Bashkisë deri në momentin kur shkodranët të votojnë të lirë dhe të zgjedhin drejtuesit vendorë në mënyrë demokratike.

Askush nuk mundet të dalë mbi vullnetin e njerëzve. Ajo që është bërë në Shkodër do të zhbëhet. Ne do të vazhdojmë  të gjithë bashkë ta mbrojmë qytetin. Unë do të kem detyrën dhe përgjegjësinë dhe do të vijoj të jem kryetare e bashkisë. Ne shqiptarët, duam të kemi zgjedhje të drejta dhe të zgjedhim lirshëm. Ajo që demonstroi sot Shkodra është për të gjithë Shqipërinë.  Përpjekja jonë vazhdon dhe ajo që ndodhi sot është një demonstrim i së vërtetës.  Është një betejë që do të vijojë edhe pse nuk është e lehtë”, u shpreh Ademi. 

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Socialistët “u mbyllën” në bilbliotekë zgjodhën si kryetare Brisela Kadian. Opozita protestuar nën thirrjet “Rama ik” dhe për disa orë u përplasën me Policinë. Ademi s’lëshoi në asnjë moment zyrën e saj dhe u shpreh se do qëndrojë si kryetare deri kur të ketë zgjedhje të reja. Ndërkohë që pati dhe një përplasje me Tom Doshin, ku u qëllua dhe me shishe nga një qytetarë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konstituohet keshilli bashkiak i shkodres pd proteste ne shkoder tensione ne shkoder voltana ademi konstituohet keshilli bashkiak i shkodres pd proteste ne shkoder tensione ne shkoder voltana ademi

Sondazh

Poll