Politike

Ish-drejtuesi i Policisë, Mit’hat Havari lëshon ‘bombën’: Bandat janë të PD-së, dikur i dirigjonte Jozi

19 Gusht 2019, 19:27 Nga DOSJA
Ish-drejtuesi i Policisë, Mit’hat Havari lëshon

TIRANË– Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka akuzuar Partinë Demokratike se ka tentuar të organizojë një 2 prill të dytë. Në një status në rrjetet sociale, Havari shkruan se ditën e sotme ndodhi një ngjarje e njëjtë me atë të 21 janarit 1998.

Ne 21 janar 1998 Zef Gjoni me banden e tij kriminale , mori peng prefektin e Shkodres Gezim Podgorica , i cili u detyrua te jepte doreheqjen nen kercenimin e kallnashikoveve te te Zefit me shoke te botes se krimit . Sot pas 21 vjetesh perseri Zef Gjoni kercenon serish shtetin verbalisht se do kete serish 2 prill,”- shkruan Havari.

Më tej ish-drejtuesi i Policisë e akuzon PD-në se ka nën komandim bandat kriminale. Ai thekson më pas se nuk vihet në pushtet duke përdorur dhunën sin ë vitet 97-97 dhe se Lulzim Basha është në rrugën e gabuar.

Reagimi i Mit’hat Havarit

Kujtes !. Ne 21 janar 1998 Zef Gjoni me banden e tij kriminale , mori peng prefektin e Shkodres Gezim Podgorica , i cili u detyrua te jepte doreheqjen nen kercenimin e kallnashikoveve te te Zefit me shoke te botes se krimit .

Per kete akt kriminal Zef Gjoni u arrestua dhe u denua nga drejtesia e brishte e kohes .

Sot pas 21 vjetesh perseri Zef Gjoni kercenon serish shtetin verbalisht se do kete serish 2 prill .Po kush do vrasi si ne 2 prill 1991 , kjo qeverri , qe nuk ishte e afte te fuste pas hekurave ata qe vrane 4 ptotestues ne mes te bulevardit ne vitin 2011 ?!.

Athere Zefi kishte shefe te trazirave Jozefina Topallin , sot ajo eshte hedhur ne rruge nga usta “Jani” dhe jo Lul Basha .Jozi mori nen mbrojtje ne ate kohe kriminelet e Shkodres bashke me partin e lavdishme te saj , po qe nuk e ka me dhe kete akt te turpshem e beri nen urdherat e ustait , vetem per pushtetin e ndyre .

Jam i tronditur nga situata atje, pasi punoja me qefin ne koke nga plumbat e bandave  qe dirigjoheshin ne partia e Jozit .

Ajo qe me ben pershtypje eshte qe bandat kriminale i ka PD dhe jo “armiqt” e saj PS .

Ku po shkon PD, me Zef Gjonin do vish ne pushtet ?!.

Nuk eshte 1998 , por 2019 .I thirrni mendjes , kini larguar totalisht demokratet e mirefillte nga forca e tyre politike me sjelljet tuaja antidemokratike .

Une kam pasur te drejte dhe athere kur perballesha me Zef Gjonin me shoke , koha me dha po aq te drejte , sot pas 21 vjetesh . Shkodra serish ne trazira , serish digjet dhe shkaterrohet dhe kete e bejne vet bijt e saj te keqij qe e quajn vehten antikomuniste dhe demokrate .

Jo , ata nuk jane as antikomuniste , as demokrate , jane thjesht antidemokrate .

Turp i madh !.

Ku po shkon PD ku po shkon ?!.

Miku im Lul Basha nuk je ne rrugen e duhur .Nje dite do te hedhi dhe ty , si Jozefinen , korigjo shenjestren .Mbaje mend .Me dashamiresi Mit’hat Havari !.

Ditën e sotme, u konstituua Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Socialistët “u mbyllën” në bilbliotekë zgjodhën si kryetare Brisela Kadian. Opozita protestoi nën thirrjet “Rama ik”Ndërkohë që pati dhe një përplasje me Tom Doshin, që u qëllua dhe me shishe nga një qytetarë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konstituohet keshilli bashkia i shkodres mit'hat havari konstituohet keshilli bashkia i shkodres mit'hat havari

Sondazh

Poll