Sport

Historia 'thërret': Interes i jashtëzakonshëm për derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana, radhë për të siguruar një biletë…

Në orën 19:00, në “Air Albania”: Të kuqtë do të kërkojnë të përforcojnë pozitat e në krye të renditjes, të cilën e udhëheqin me 12 pikë, ndërsa bardheblutë duan të ngjiten në vendin e dytë, kur aktualisht janë në vendin e pestë me 8 pikë.

2 Tetor 2022, 11:27 Nga DOSJA

Historia 'thërret': Interes i jashtëzakonshëm për

IRANE - Java e 6-të të Abissnet Superiores do të mbyllet me derbi i kryeqytetit, i cili ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm. Në sfidën e tyre të 167-të në histori, Partizani do të presë në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, rivalen e saj të përjetshme, Tiranën, teksa të dyja skuadrat do të synojnë 3 pikët.

‘Të kuqtë’ do të kërkojnë të përforcojnë pozitat e tyre në krye të renditjes, të cilën e udhëheqin me 12 pikët e grumbulluara, ndërsa bardheblutë do të përpiqen të ngjitet në vendin e dytë, kur aktualisht janë në vendin e pestë me 8 pikë.

Kësisoj sfida është e hapur… Biletat për këtë duel kanë dalë në shitje dhe procesi i shitjes po ecën me ritme të mira. Pavarësisht kushteve atmosferike jo të mira, tifozët nuk duan ta humbin ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit, favorizuar edhe nga kushtet që ofron “Air Albania”.

Kur jemi vetëm pak orë përpara ndeshjes, te biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi” ka radhë të gjata të tifozëve që presin të sigurojnë biletë për këtë superndeshje, ndërkohë çmimet variojnë nga 500 në 5000 lekë.

Historia 'thërret': Interes i jashtëzakonshëm për

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll