Sport

Flirt me Shakira-n, si hakmarrje ndaj Pique?! Vjen reagimi i fortë i Casillas, mediat flasin për një lidhje (FOTO)

Sipas mediave, të dy kanë nisur një lidhje, por cilat do të ishin provat? Iker Casillas filloi ta ndiqte Shakirën në rrjetet sociale. Megjithatë mediat nuk flasin për asgjë tjetër dhe ish-portieri i Real u detyrua të ndërhyjë.

1 Tetor 2022, 15:21 Nga DOSJA

Flirt me Shakira-n, si hakmarrje ndaj Pique?! Vjen reagimi i fortë i

SPANJË- "Shakira ka një lidhje me Casillas". Prej ditësh në Spanjë nuk flitet për asgjë tjetër. Ish-portieri i Real Madridit dhe Spanjës u divorcua së fundmi nga gazetarja Sara Carbonero; këngëtarja kolumbiane sapo është ndarë nga lojtari i Barcelonës, Gerard Pique. Ndarje, të cilat bënë shumë bujë në vendin iberik, aq sa shtypi është vazhdimisht në kërkim të thashethemeve të reja.

Sipas mediave, të dy kanë nisur një lidhje, por cilat do të ishin provat? Iker Casillas filloi ta ndiqte Shakirën në rrjetet sociale. Megjithatë mediat nuk flasin për asgjë tjetër dhe ish-portieri i Real u detyrua të ndërhyjë.

Casillas mohon me forcë që është në lidhje me Shakira-n dhe tallet me gazetarët. Spanjolli ka postuar një sërë story-sh në Instagram. Më parë, ai postoi fotografi të artikujve: "Ata po takohen", "Kanë një marrëdhënie të nxehtë", "Shakira po takohet me rivalin e Piqué".

Më pas, ai ka shpjeguar se si do të kishte ardhur kjo histori false: “Ja çfarë ndodh në disa redaksi: Iker ndjek Shakirën në Instagram, pra janë bashkë! A e shpikëm ne lajmin?”. Dhe së fundmi, ai publikoi një histori me një emoji që tregonte habi dhe tronditje, por edhe mesazhin "Tocate las narices", një idiomë spanjolle që shpreh habi për diçka negative që nuk i pëlqen.

Flirt me Shakira-n, si hakmarrje ndaj Pique?! Vjen reagimi i fortë i

Mesazhe shumë të qarta nga Casillas. Shakira për momentin nuk i ka komentuar thashethemet. Këngëtarja kolumbiane, ditët e fundit i është dashur të mbrohet nga akuzat për mashtrim tatimor.

E.Ç (Dosja.al)

casillas shakira

Sondazh

Poll

Sport 1 Tetor 2022, 09:22

Premier League rikthehet me dy derbi…

ANGLI - Premier League rikthehet pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, si dhe pushimit për shkak të ndeshjeve të kombë...