Sport

“Jam më i shpejtë se Sterling”. Broja i pakënaqur me lojën elektronike FIFA 23, Chilwell i del në krah: “Nuk të njohin ende vëlla”

Publikimi i lojës elektronike FIFA 23 është bërë publike dhe futbollistët janë interesuar për të parë statistikat e tyre.

1 Tetor 2022, 11:54 Nga DOSJA

“Jam më i shpejtë se Sterling”. Broja i pakënaqur me

ANGLI- Publikimi i lojës elektronike FIFA 23 është bërë publike dhe futbollistët janë interesuar për të parë statistikat e tyre. Armando Broja, futbollisti i Chelsea-t është shprehur i pakënaqur me vlerësimin që i është bërë dhe shqiptari mendon se ata që kanë krijuar statistikat e tij, kanë gabuar të dhënat e tij rreth shpejtësisë.

Në videon e publikuar nga klubi, idea ishte befasia që iu shkaktua Mason Mount, kur i dorëzuan skedën e tij në FIFA 23 me të dhëna false. Vetëm se në fund të videos, shfaqet Broja të cilin e kanë bërë më të ngadaltë se shumë shokë të skuadrës.

“Unë jam më i shpejtë se Sterling”, tha fillimisht Broja para shokëve të skuadrës, i ngushëlluar menjëherë nga Ben Chilwell: “Me shumë mundësi je. Me shumë mundësi je më i shpejti në skuadër. Por ata nuk të njohin ende vëlla”, konfirmoi lojtari anglez.

E.Ç (Dosja.al)

broja chelsea

Sondazh

Poll

Sport 1 Tetor 2022, 09:22

Premier League rikthehet me dy derbi…

ANGLI - Premier League rikthehet pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, si dhe pushimit për shkak të ndeshjeve të kombë...