Politike

Berisha: Kim po falsifikon historinë, në 1997 nuk u ndërprenë marrëdhëniet me SHBA!

Berisha tha se ky është një falsifikim i historisë dhe se në 1997 nuk pati ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike. 

30 Shtator 2022, 12:55 Nga f.g
Berisha: Kim po falsifikon historinë, në 1997 nuk u
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e akuzoi ambasadoren e SHBA, Yuri Kim se me deklaratat e saj është duke u përpjekur të falsifikojë historinë. Në një bashkëbisedim me gazetarët, referuar deklaratës së Kim se marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë janë ndërprerë për 2 herë, njëherë në vitin 1946 me vendosjen e regjimit komunist dhe më pas në 1997. Berisha tha se ky është një falsifikim i historisë dhe se në 1997 nuk pati ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Së fundmi, në mënyrë të përsëritur ka falsifikuar historinë, me heqje fotografish, me këto e ato. Të cilat shqiptarët i njohin nga e shkuara. Nuk duhet të rikthehen gjëra të tilla.
Por, ajo që m’u duk i pafat dhe qesharak, ishte krahasimi, paralelizmi, i ndërprerjes së marrëdhënies diplomatike në vitin 1946 me 1997. Krahasoi të pakrahasueshmen.
Në vitin 1946, marrëdhëniet diplomatike u ndërprenë zyrtarisht nga qeveria e SHBA, por edhe qeveria e Tiranës, sepse në Tiranë u vendos një diktaturë komuniste. Këto marrëdhënie, rivendosjen e këtyre marrëdhënieve, SHBA e përdorën si leverage për vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Nuk rivendosën marrëdhëniet me Ramiz Alinë derisa u formua Partia Demokratike. Në vitin 1997, ka dëgjuar apo parë kush ndonjë deklaratë se SHBA ndërpreu marrëdhëniet me SHBA? Kjo është fantazi. Ka pasur një rast që disa diplomatë janë larguar nga pasiguria, por nuk ka kurrë një deklaratë për ndërprerje marrëdhënie apo proces për rivendosjen.
Ajo që ndodhi është kjo, një ambasadore u largua në mes të detyrës dhe një ambasador erdhi, një ish-këshilltar i tre presidentëve të SHBA, Regan, Bush dhe Klinton, dhe ky ishte një mik i shquar i shqiptarëve, Robert Froulin.
Të bësh analogjira, se të leverdis për luftë politike, tregon dobësi ekstreme të paktën në histori, për të mos thënë probleme të tjera.

Çfarë deklaroi mbrëmë në Opinion Yuri Kim?

"Le të fillojmë me një pamje më të përgjithshme. Ky është një vit vërtet domethënës. Vitin e kaluar, siç e dini festuam 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Këtë vit kemi 100-vjetorin. U ndërprenë dy herë, në dy momente, kur Shtetet e Bashkuara u larguan një herë në vitin 1946, për një periudhë shumë të gjatë dhe herën e dytë… Saktësisht. Dhe pastaj në vitin 1997, kur u larguam për një periudhë të shkurtër për shkak të kaosit dhe dhunës që u lejua të merrte kontrollin e vendit. Në atë situatë u kthyem shumë shpejt… "-tha Kim. 

sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll