Bota

Dënohet me 6 vite burg ish-kryebashkiaku i Romës: “Mbushi” administratën me kriminelë

25 Shkurt 2019, 15:01 Nga DOSJA
Dënohet me 6 vite burg ish-kryebashkiaku i Romës: “Mbushi”

Ish-kryebashkiaku i Romës për gjatë viteve 2008-2014, Gianni Alemanno, është dënuar nga drejtësia italiane me 6 vite burg, për përfshirjen në skandalin “Mafia e Kryeqytetit”, ku mafia ishte bërë pjesë e administratës.

Në ballafaqimin me togat e zeza, Alemanno është shprehur se është i pafajshëm, ndërsa ka paralajmëruar se do të paraqesë një rekurs pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

“Unë jam i pafajshëm, e kam thënë gjithnjë dhe do ta përsëris para gjyqtarëve në Apel. Ne do të paraqesim me siguri një rekurs sapo të lexojmë vendimet e gjykimit të shkallës së parë”, ka deklaruar ai për mediet vendase.

Procesi gjyqësor ndaj Alemannos vjen pas bërjes publike të skandalit “Mafia e Kryeqytetit” që tronditi mbarë opinionin publik italian në vitin 2015. Nga ky hetim u u zbulua një rrjet i gjerë, me përfshirjen e 46 personave, kriminelë por edhe biznesmenë dhe politikanë që kanë korruptuar bashkinë e Romës.

Kreu i këtij rrjeti ishte Massimo Carminati, një ish-aktivist i ekstremit të djathtë i dënuar më parë si pjesëtar i një grupi kriminal të kryeqytetit në vitet ’80.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gianni alemanno ish-kryebashkiaku i romës dënohet me 6 vite burg mafia e kryeqytetit gianni alemanno ish-kryebashkiaku i romës dënohet me 6 vite burg mafia e kryeqytetit

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2019, 07:28

Amerika ultimatum Maduros: I ke ditët e numëruara

Shefi amerikan i Diplomacisë, Mike Pompeo është shprehur në një intervistë për CNN se ditët e Nicolas Maduro janë të numëruara falë popullit venezuelian. Pompeo...