Politike

Primaret në PD dhe kandidatët për lokalet, Berisha: Nuk tërhiqemi, jemi në diskutime

Berisha tha se nesër do të mblidhet Këshilli Kombëtar, ndërsa tha se është i hapur për diskutime. 

30 Shtator 2022, 12:34 Nga f.g
Primaret në PD dhe kandidatët për lokalet, Berisha: Nuk
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD nuk do të shtyjë më gjatë procesin e primareve. Berisha tha se nesër do të mblidhet Këshilli Kombëtar, ndërsa tha se është i hapur për diskutime për kandidatët e PD për zgjedhjet lokale të 2023. Kryedemokrati tha se do të ulet në bisedime dhe me aleatët.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Çështja që ngrini është e drejtë. Ne do ulemi me aleatët, do ulemi me PL dhe aleatët e tjerë dhe do bashkërendojmë, do bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit.
Problemi i vetëm është se ne, nga primaret nuk mund kurrsesi të largohemi.
Atë që sollëm ne, sollëm primaret. Nëse largohemi prej tyre, nuk jemi më vetja jonë.
Ndaj dhe nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret që do zhvillohen, janë mendime të ndryshme, por cilido mendim të mbizotëroj, nuk mund t’u them se nuk e di, por asnjë prej tyre nuk e vë në diskutim primaret.

sali berisha primaret ne pd

Sondazh

Poll