Politike

Pse PD nuk denoncon investitorët me emër? Berisha: Do bëhen publike, Rama ka marrë valixhe me euro

Berisha tha se Rama është bashkëinvestitor në këto godina pasi ka marrë prej personave valixhe me euro. 

30 Shtator 2022, 12:30 Nga A.B
Pse PD nuk denoncon investitorët me emër? Berisha: Do bëhen
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur ditën e sotme se PD do të denoncojë me emra investitorët që kanë kate pa leje e që janë lidhur me kryeministrin Edi Rama. Ditën e sotme, gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se Rama është bashkëinvestitor në këto godina pasi ka marrë prej personave valixhe me euro. 

Pyetja: Pse PD nuk denoncon me emra për pallatet

Berisha: Unë nuk di ndonjë që nuk ka kate pa leje. Unë them këtu, ky problem është i zgjidhur me kodin penal të Republikës së Shqipërisë, nëse Rama nuk është investitor dhe unë nuk di një të vetme që nuk ka kate mbi kate, por kjo është e zgjidhur se në 2020 ai amendoi kodin penal dhe përcaktoi konfiskimin nga shteti dhe burgun. Ky ka burgosur 3 mijë e 400 qytetarë që kanë ndërtuar mure e shtëpi. Ose është bashkëinvestitor ose ka marrë valixhen me euro, ky është një proces në vazhdim, çdo emër do bëhet publik. Dihet se kush janë emrat, janë bërë shumë, do denoncohen, nuk i ka konfiskuar jo. 

sali berisha

Sondazh

Poll