Art&Argëtim

E bija u martua me Shkëlzenin, Mimoza Mevlani: Më prekën shumë fjalët e Sali Berishës

Moza është ndalur në një moment të veçantë të dasmës, i cili ka qenë mbajtja e fjalës së babait të dhëndrit, Sali Berishës.

29 Shtator 2022, 20:28 Nga k.m.

E bija u martua me Shkëlzenin, Mimoza Mevlani: Më prekën

TIRANË- Mimoza Mevlani është valltare, koreografe e njohur si dhe organizatore e “Gjimnastradës Mbarëkombëtare”, por sot ka folur për dasmën e të bijës, e cila për disa ditë ka bërë bujë në vend. E ftuar në emisionin “Rudina”, Moza është ndalur në një moment të veçantë të dasmës, i cili ka qenë mbajtja e fjalës së babait të dhëndrit, Sali Berishës.

Në fjalën e saj, Mevlani shprehet se fjala e tij e ka prekur dhe emocionuar pa fund pasi i kishte vlerësuar të bijën. 

PJESË NGA BISEDA:

Rudina Mevlani: Si u ndjeve ti kur e dëgjove?

Moza Mevlani: Pas këtij fjalimi, e kam ndier veten jo të vlerësuar, sepse çdo njeri ka vlerat e veta në jetë, por vlerësimi që pati për vajzën time tregoi që ishte gjithçka, sepse fjala e tij ka peshë, mendja e tij ka peshë dhe unë e vlerësoj pa fund këtë fjalim..

Por çfarë tha Berisha në dasmë?

“Me dhuntitë e saj, mençurinë, mirësjelljen komunikimin, njerëzinë, dashurinë, arriti të pushtojë, jo vetëm zemrën e Shkelzeni, por edhe zemrat tona, të hyjë në zemrat tona si një vajzë e dytë!”, ka thënë Sali Berisha në dasmën e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës.

Ditën e dielë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan martesën e tyre pas shumë vitesh. Dasma e tyre ishte si një festë spektakolare e cila u mbajt në periferi të Tiranës. Çifti kishin ftuar më shumë se 300 persona, ku mes tyre kanë spikatur personazhe të njohur nga politika, ekrani dhe muzika.

mimoza mevlani armina mevlani dasma armina-shkelzen shkëlzen berisha

Sondazh

Poll