Art&Argëtim

Dasma ende diskutohet/ Përlotet Armina Mevlani: Ja pse më preku fjalimi i "Doktorit"

Moderatorja tha se pikërisht ky fjalim i vjehrrit të saj ishte nga surprizat më të bukura të mbrëmjes. 

28 Shtator 2022, 21:55 Nga k.m.
Dasma ende diskutohet/ Përlotet Armina Mevlani: Ja pse më preku
Armina Mevlani

TIRANË- Moderatorja Armina Mevlani ka sjellë detaje nga dasma e pak ditëve më parë, ku pjesë e tyre ishin edhe disa minuta nga fjalimi i vjehrrit të saj Sali Berishës. Në mbrëmjen e sotme, nga emisioni “Goca dhe Gra”,  gjatë fjalimit Berisha në formë shakaje i tha Arminës se i kishte vjedhur audiencën dhe u shpreh se arritja më e madhe e të birit është vetë Armina Mevlani.

Moderatorja tha se pikërisht ky fjalim i vjehrrit të saj ishte nga surprizat më të bukura të mbrëmjes. 

"Edhe për mua fjalimet e doktorit dhe të babit kanë qenë pjesa më emocionuese. Nga babi e prisja por nga doktori jo me thënë të drejtën, të thoshte diçka kaq të ndjerë e të lartësojë femrën dhe ti japë femrës respektin dhe lëvdatat e duhura. Akoma e shikoj videon dhe mund të them se ka qenë ndër surprizat më të bukura të asaj mbrëmjeje,"-tha Armina Mevlani.

Por ashtu la të kuptohej se Berishën nuk e thërriste në emër, por si të gjithë: Doktori!

armina mevlani

Sondazh

Poll