Art&Argëtim

“Ma kanë sharë shumë fustanin e nusërisë, ja pse e zgjodha”, Armina Mevlani zbulon arsyen pas dasmës

Armina Mevlani u shpreh se fustanin e parë të dizenjuar nga Vivienne nuk ia kanë pëlqyer.

28 Shtator 2022, 21:54 Nga k.m.
“Ma kanë sharë shumë fustanin e nusërisë, ja pse
Armina Mevlani

TIRANË- Dasma e blogeres Armina Mevlani me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha ende po diskutohet, por kësaj here flet protagonistja. Gjatë diskutimit në “Goca dhe Gra”, Armina Mevlani u shpreh se fustanin e parë të dizenjuar nga Vivienne nuk ia kanë pëlqyer. Blogerja shtoi se ai ishte një fustan i mirëmenduar në detaje nga stilistja që i përshtatej asaj.

“Sa veta më kanë sharë për fustanin? o zot Se ke idenë. Për të parin e Viviennit, ai është një fustan klasik që princesha e Spanjës e veshi para një jave. Është shumë klasik, për mua është epike se është dizenjuar për mua, është një marrëdhënie shumë e thellë e mirëmenduar me stilisten, ndihem shumë e lumtur që e kisha atë fustan,”- tha Armina.

Por mesa duket më për afër zemrës ka atë të stilistit shqiptar, për të cilin u inspirua nga videoklipi i saj i preferuar. 

“Unë kam një fustan tjetër që do të bëj fotot por nuk e kam veshur se doja të kërceja. Fustani i Vladrinit ishte super se më kuptoi idenë se unë dua atë të Guns ‘n Roses November Rain,”- shtoi Armina.

armina mevlani

Sondazh

Poll