Art&Argëtim

Jeta e Coolio; nga zjarrfikës në krye të Billboard - fenomen në këngë, por e 'la pas' droga

Sipas TMZ, menaxheri i reperit tha se anëtarët e ekuipazhit të ambulancës që mbërritën në vendngjarje konstatuan se Coolio kishte pësuar një arrest kardiak. Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur zyrtarisht.

29 Shtator 2022, 17:49 Nga k.m.
Jeta e Coolio; nga zjarrfikës në krye të Billboard - fenomen
Coolio

SHBA- Reperi Coolio ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare pasi pësoi një atak në zemër gjatë një vizite në shtëpinë e një shoku. Shoku i tij, Jarez raportoi se Coolio shkoi në banjë në shtëpinë e mikut të tij, por po merrte shumë kohë për të dalë. Më pas, ai hyri në tualet dhe e gjeti të shtrirë në dysheme pa ndjenja.

Sipas TMZ, menaxheri i reperit tha se anëtarët e ekuipazhit të ambulancës që mbërritën në vendngjarje konstatuan se Coolio kishte pësuar një arrest kardiak. Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur zyrtarisht.

Reperi i 'Gangsta's Paradise' mund të ketë qenë jashtë vëmendjes vitet e fundit, por lajmi për vdekjen e tij po bën xhiron e internetit dhe emra të mëdhenj të muzikës po nxitojnë të thonë lamtumirë. MC Hammer e quajti Coolio "një nga djemtë më të mirë që ka takuar ndonjëherë".  

Coolio, emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr. u shfaq në skenën e repit të Los Anxhelosit në fund të viteve '80. Pas regjistrimit të Gangsta's Paradise në 1995 për kolonën zanore të filmit të Michelle Pfeiffer, Dangerous Minds, Coolio fitoi një çmim Grammy dhe reputacioni i tij kapi majat. Kënga mbajti numrin #1 dhe qëndroi aty për 3 javë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Michelle Pfeiffer (@michellepfeifferofficial)

I lindur më 1 gusht 1963 në Monessen të Pensilvanisë, ai u zhvendos në Kaliforni. Atje ai ndoqi 'Compton Community College'. Pas diplomimit, reperi kontrovers i viteve ’80 me pamjen e çuditshme dhe stilin “alien”, fillimisht punoi në fushën e sigurisë dhe madje edhe si vullnetar.

Më konkretisht dhe sipas raporteve, Artis Leon Ivey Jr fillimisht ka punuar si zjarrfikës vullnetar, ndërsa më pas është bërë një nga rojet e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles. Por e ardhmja e tij ishte muzika. Dy këngët e tij të para ishin 'Whatcha Gonna Do' në 1987 dhe 'You're Gonna Miss Me' në 1987. Në vitin 1991, ai iu bashkua grupit rap 'WA' dhe 'Maad Circle'.

Varësitë dhe përplasjet me ligjin

Audienca e Coolio nuk ishte e panjohur për përplasjet e tij me ligjin. Coolio ishte i varur ndaj substancave. Që në moshë të re dhe në kohën kur droga po “lulëzonte” në lagjet e Amerikës në vitet ’90, jeta e Coolios mori një kthesë duke shënuar rënie. Sjellja e tij e çoi pas hekurave të burgut disa herë. Akuzat për armëmbajtje, dhunë dhe grabitje kanë qenë arsyet që në vitin 2016, ai u gjobit me 17 mijë dollarë. Më 17 shtator 2016 në aeroportin e Los Anxhelosit, ai u kap me një armë zjarri.

Në mars të vitit 2012, Coolio dhe një mik po qarkullonin në një rrugë të Vegasit kur ata u ndalën nga Policia për kontroll rutinë. Coolio nuk e priste këtë dhe sigurisht që nuk ishte gati të vihej në pranga. Arsyeja e arrestimit? Kur oficeri kërkoi emrin e tij në sistem dhe zbuloi se Coolio kishte dy mandate aktive për arrestim. Edhe pse ai ishte duke hipur në sediljen e pasagjerit atë ditë, policët nuk i bënë asnjë nder dhe e prangosën.

Në të njëjtin burg me djalin e tij

Djali i Coolios, Gritis, ishte tashmë në burgun e qarkut për një krim tjetër. Gritis akuzohej si i përfshirë në grabitje me armë, rrëmbim persona dhe përvetësim parash kur babai i tij hyri në të njëjtin burg me të. 

vdes reperi coolio coolio

Sondazh

Poll