Art&Argëtim

E pyetën për jetën sentimentale, rrëfehet Elhaida Dani: Nuk e di nëse dua ta them këtë gjë

Elhaida Dani është një ndër kënëgtaret më të suksesshme dhe të dashura në Shqipëri dhe jashtë saj. Këngëtarja kurrë nuk ka folur për jetën e saj private, të cilën e ka ruajtur larg syrit të mediave. Ajo është përgjigjur duke thënë se për momentin nuk do të ketë asnjë dasmë,

29 Shtator 2022, 17:23 Nga s.s
E pyetën për jetën sentimentale, rrëfehet Elhaida Dani: Nuk
Elhaida Dani

TIRANË- Elhaida Dani është një ndër kënëgtaret më të suksesshme dhe të dashura në Shqipëri dhe jashtë saj. Këngëtarja kurrë nuk ka folur për jetën e saj private, të cilën e ka ruajtur larg syrit të mediave.

Ajo ka qenë e ftuar në emisioni ‘Goca dhe Gra’, e cila është pyetur nëse është në lidhje ose jo. Elhaida është përgjigjur se për momentin nuk do të ketë asnjë dasmë, por do ketë një projekt të madh të cilën e ka ëndërruar që e vogël për ta bërë realitet.

Biseda në studio:

Elhaida: Kam një projekt mjaft të madh që nuk dua ta bëj akoma publik por është diçka shumë e shenjtë për mua e kam pasur ëndërr që kur isha e vogël…

Dalina: Dasmë?

Elhaida: Jo jo nuk është dasmë akoma jo për momentin… nejse…

Fatma: Aty tek dasma the tre pika sepse ka ngelur deri tek tre pikat apo nuk e ka akoma pikën e parë?

Elhaida: Nuk e di nëse dua ta them këtë gjë, jam shumë hermetike tek kjo gjë. Jam shumë supersticioze dua ta mbaj…

Fatma: A ka ndodhur që diçka e bukur, e mirë të jetë prishur nga energjia e keqe ose ‘syri’?

Elhaida: Nuk di të them nëse është prishur nga energjia e keqe apo syri por di që gjërat të cilat nuk ekzistojnë akoma… më saktë përse të ndaj diçka timen kur nuk jam e bindur 1000% diçka që do ndodhi. Thjesht dua ta mbaj diçka private timen dhe ta ruaj derisa të jem e sigurt që dua ta ndaj me këdo sepse në këtë rast jam dhe një personazh publik dhe më duhet të jem e kujdesshme.

elhaida dani kengetare

Sondazh

Poll